Gjetjet e raportit inkurajuese, Shqipëria në rrugën e duhur të progresit!

"Pavarësisht ndikimit të pandemisë COVID-19, ecuria e reformës në administratën publike ka qenë pozitive... Vendet e lira të planifikuara për vitin 2020 u plotësuan 100%".

 

Komisioni Evropian publikoi në datën 19 tetor Raportin për Shqipërinë, ku konfirmon ecurinë e qëndrueshme dhe përmbushjen e detyrave të procesit të anëtarësimit.

Shqipëria është e përgatitur në mënyrë të moderuar me reformën e administratës së saj publike, thuhet në raport, ndërkohë që vlerësohet pozitivisht procesi i rekrutimit tërësisht i hapur, transparent dhe meritokratik, i cili është tashmë, një model i mirë edhe për vendet e rajonit.

Pavarësisht sfidave e ndikimit të pandemisë, të gjitha vendet e lira të planifikuara nga DAP për vitin 2020, u plotësuan, duke realizuar plotësisht planin e rekrutimit.

Raporti i progresit përveç vlerësimeve pozitive, nxjerr në pah sfidat dhe çështjet që duhen adresuar për të përparuar më tej.

Në raport, ndër të tjera theksohet nevoja e harmonizimit të përshkrimeve të punës, automatizimi i sistemit të pagave për të gjithë sektorin publik, përmirësimi i proceseve të punës, vlerësimi i përformancës etj.

Për më shumë mbi raportin kliko këtu.