25 - 29 tetor ReSPA oragnizoi Seasonal School on Digital Transformation

 

Shkolla Rajonale e Administratës Publike, organizoi në datat 25 - 29 tetor në Budva, Mal i Zi, shkollën sezonale për transformimin digjital.

Mbi 40 pjesëmarrës, përfaqësues të administratës publike shqiptare, Bosnje-Hecegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë morën pjesë në shkollën sezonale të ReSPA.

Profesorë dhe ekspertë të fushës së teknologjisë gjatë këtyre pesë ditëve diskutuan tema të rëndësishme si:

  • Përshtatja me teknologjinë dhe zhvillimin e shpejtë të saj
  • Metodologjia e mendimit të dizajnit në praktikë
  • Siguria kibernetike
  • Mbrojtja e të dhënave
  • Inteligjenca artificiale
  • Sfidat e transformimit digjital, etj

Për më shumë informacione ju ftojmë të klikoni këtu