Rekrutimi online gjatë periudhës së pandemisë, zhvillimet e digjitalizimit, perceptimi, pritshmëritë, përshtatja e nëpunësit me inovacionin e shpejtë ishin disa nga temat për të cilat diskutuan përfaqësuesit e Departamentit të Administratës Publike (DAP), në workshopin dyditor të organizuar nga ReSPA në Tiranë në datat 15 - 16 nëntor.

Pjesëmarrësit nga Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia shprehën interes për të mësuar më shumë rreth teknologjisë së informacionit të përdorur gjatë zhvillimit të procedurave të rekrutimit online, në kohën kur kufizimet ishin të pranishme dhe domosdoshmëria për të vijuar punën e përballi DAP me një realitet të ri