Në datat 17 - 18 nëntor, Shkolla Rajonale e Administratës Publike zhvilloi në Tiranë workshopin për shkëmbimin e eksperiencave të vendeve të Ballkanit Perëndimor për procedurën e vlerësimit të performancës së nëpunësve publikë.

Departamenti i Administratës Publike përgjatë dy ditëve të workshopit ndau me përfaqësues të Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, risitë e procesit të vlerësimit të performancës së nëpunësve civilë nëpërmjet modulit online e-performance të platformës administrata.al.

Moduli e – performance, një risi për administratën publike shqiptare do të lehtësojë punën e Burimeve Njerëzore në procesin e vlerësimit të performancës së nëpunësve, mbledhjes së nevojave për trajnim, si dhe informimin në kohë reale të ecurisë së këtij procesi të rëndësishëm.

ReSPA prezantoi gjithashtu dhe rezultatet e raportit të vlerësimit të vendeve anëtare, sfidat e ardhshme të këtij procesi si dhe rekomandimet për hapat e mëtejshëm.