Me mbështetjen e mekanizmit #InCountrySupport të Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA) u organizua në datat 22 - 23 nëntor trajnimi për njohjen e teknikave për parandalimin dhe reduktimin e stresit në vendin e punës.

Trajnimi i dedikuar për stafin e Drejtorisë së Rekrutimit të DAP përfshinte metodat më efektive për menaxhimin e ngarkesës së punës si dhe testet psikologjike që mund të përdoren për të vlerësuar nevojat për ndërhyrje të nevojshme për sigurimin e një ekulibri psikoemocional.

Ky trajnim do të vijojë të zhvillohet edhe përgjatë muajit dhjetor, me anëtarët e Komisionit të Pranimit, me fokus kryesor zhvillimin e intervistave bazuar në kompetenca gjatë procesit të rekrutimit.