Njohja dhe zbatimi i udhëzuesit “Për parandalimin dhe adresimin e dhunës, ngacmimit dhe ngacmimit seksual në mjedisin e punës në institucionet e Administratës Shtetërore” mblodhi në datat 15, 16, 17 nëntor përfaqësuesit e burimeve njerëzore dhe nëpunësit gjinorë të ministrive dhe institucioneve të varësisë.

Trajnimi i organizuar nga DAP dhe ekspertët e PNUD në Shqipëri, pati në fokus angazhimin maksimal të institucioneve të administratës shtetërore për të krijuar, garantuar dhe promovuar një mjedis të sigurtë pune si dhe aftësimin e nëpunësve në menaxhimin e rasteve konkrete të çdo forme ngacmimi apo dhune.

Nëpërmjet këtij udhëzuesi, çdo punonjës i administratës shtetërore do të njihet me hapat e nevojshëm për të adresuar, reduktuar dhe eliminuar çdo formë të dhunës apo ngacmimit në ambientet e punës.

Udhëzuesi është përgatitur në bashkëpunim me DAP dhe Avokatin e Popullit me mbështetjen e PNUD në Shqipëri, në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i japim fund dhunës ndaj grave në Shqipëri”, financuar nga Qeveria e Suedisë.