Në datën 10 dhjetor u zhvillua konferenca “Reformat e Mirëqeverisjes dhe Administrimit Publik. Progresi dhe sfidat në kuadër të Raportit të Monitorimit SIGMA 2021”. Në praninë e përfaqësuesve të nivelit të lartë të qeverisë shqiptare, përfaqësues të Komisionit Evropian, SIGMA, zyrës së delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri u prezantua raporti i vlerësimit të indikatorëve sipas fushave të reformës së administratës publike.

Krahasuar me vitin 2017, Shqipëria ka bërë progres të vazhdueshëm, duke kryesuar rajonin e Ballkanit Perëndimor në fushat kyçe të reformës së administratës publike - thuhet në raport, ndërsa vlerësohet më tej stabiliteti dhe përforcimi i sistemit të shërbimit civil, forcimi i kapaciteteve dhe rritjes profesionale të nëpunësve publikë në përballimin me sukses të sfidave të integrimit drejt Bashkimit Evropian pavarësisht sfidave që solli pandemia.

Drejtori i DAP, znj. Albana Koçiu falenderoi SIGMA-n dhe Komisionin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme në reformën e administratës publike si dhe ekspertët të cilët kanë punuar për konkretizimin e këtij dokumenti analitik gjithëpërfshirës.

Për raportin e plotë mund të klikoni në linkun këtu