Përgjatë dy javëve të para të muajit dhjetor anëtarët e Komisioneve të Vlerësimit ndoqën pranë Departamentit të Administratës Publike disa trajnime të dedikuara për intervistën bazuar në kompetenca, ku u prezantua dhe një udhëzues i përgatitur posaçërisht për këtë procedurë.

Udhëzuesi i hartuar me mbështetjen e mekanizmit “in country support” të ReSPA orienton anëtarët të mbledhin informacione për të dalluar kompetencat e secilit kandidat, pasi një nga elementët kryesorë për të patur një praktikë të mirë të intervistimit është edhe përdorimi i një formati të strukturuar pyetjesh bazuar në kompetenca për të vlerësuar nëse kandidati është i përshtatshëm për pozicionin e punës.

Udhëzuesi nxjerr në pah gjithashtu dhe mënyrën e sjelljes së kandidatit në të kaluarën, sjellje kjo që mund të përdoret si shembull për të parashikuar performancën e tij të ardhshme në pozicionin e punës.