Në datat 7 - 8 dhjetor në Tiranë, Shkolla Rajonale e Administratës Publike (ReSPA) zhvilloi me përfaqësues të administratave publike të vendeve rajonale mbledhjen e tretë të Komitetit të ReSPA, dedikuar Programit të shkollës.

 

Situata aktuale, qëllimet për vitin e ardhshëm, historitë e suksesit, prioritetet e procesit të integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, risitë e IPA III, aktivitetet e planifikuara për vitin 2022 ishin disa nga temat kryesore të trajtuara gjatë workshopit dyditor.