Me mbështetjen e mekanizmit “in country support” të Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA), DAP publikoi në muajin dhjetor në kanalin e tij në youtube, dy video ku shpjegohet platforma e integruar “administrata.al” dhe të dhënat që institucionet e administratës publike raportojnë periodikisht në të.

Në videot e publikuara këtu shpjegohen qartë hapat që duhet të ndjekin nëpunësit e dedikuar për të pasqyruar të dhënat e raportimit mujor, proces i cili është tërësisht online.

Një ndihmë e nevojshme për punonjësit janë dhe modulet e rekrutimit, përshkrimet e punës, vlerësimi i performancës, dekriminalizimi, proceset gjyqësore, nevojat për trajnim, vlerësimi i kostos, aksesimi i Regjistrit Qendror të Personelit. Platforma përmban gjithashtu edhe proceset kryesore të punës në fushën e menaxhimit të burimeve dhe rubrikën e raporteve dhe indikatorëve kryesorë në fushën e raportimit.

Nisma për videot shpjeguese, të cilat do të vazhdojnë edhe në muajin janar janë një hap më pranë përmirësimit të komunikimit dhe punës së vazhdueshme mes burimeve njerëzore të administratës publike.