Drejtori i Departamentit të Administratës Publike, znj. Albana Koçiu zhvilloi një takim pune në datën 14 janar, me Ministren e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, znj. Milva Ikonomi.

 

Në takim u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit me fokus standardet në përmirësimin e përformancës dhe rritjen e kapaciteteve të punonjësve të administratës publike.

 

Znj. Koçiu theksoi se është shumë e rëndësishme që vlerësimi i performancës së punonjësve të jetë real, pasi ky vlerësim është një element kyç në evidentimin e meritokracisë.

 

Në mbyllje të takimit u dakordësua forcimi i bashkëpunimit mes dy institucioneve, në funksion të fuqizimit të mekanizmit të përmirësimit të mëtejshëm të performancës së nëpunësve të administratës publike, për shërbime cilësore dhe në kohë ndaj qytetarëve