Në datën 15 shkurt Departamenti i Administratës Publike mori pjesë në takimin e 12-të të Komitetit të Stabilizim Asociimit BE - Shqipëri.

Takimin e zhvilluar në formën e videokonferencës, e kryesonte znj. Michela Matuella, Drejtore e deleguar për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit të Komisionit Evropian, bashkë me z. Zef Mazi, Kryenegociator për integrimin e Shqipërisë në BE dhe znj. Adea Pirdeni, Zëvendësministre e Drejtësisë në Shqipëri.

Lidhur me reformën e administratës publike, Komiteti i kushtoi vëmendje vizionit të Shqipërisë për vitin 2030 dhe theksoi rëndësinë e zhvillimit të strategjive të reja sektoriale.

Sakaq, drejtori i DAP znj. Albana Koçiu, gjatë raportimit në takim vuri theksin në:

  • Situatën aktuale të zbatimit të legjislacionit të shërbimit civil në nivel qendror dhe lokal,  modernizimin & digjitalizimin e e-recruitment
  • Zhvillimet për përmirësimin e sistemit të politikëbërjes - Strategjia e RAP - sfidat & planifikimi për 2023 e në vijim
  • Përditësimet mbi zgjerimin e sistemit të automatizuar të listës së pagave në nivel vendor
  • Riorganizimin e institucioneve të varësisë dhe mekanizmat për përgatitjen e raporteve të monitorimit

*Komiteti i Stabilizim - Asociimit BE – Shqipëri, monitoron zbatimin e detyrimeve të Marrëveshjes së Stabilizim - Asociimit dhe plotësimin e prioriteteve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, rekomandimeve të Raporteve të Komisionit Evropian për Shqipërinë.