Në datat 29 - 30 mars Shkolla Rajonale e Administratës Publike (ReSPA) organizoi takimin e parë të Rrjetit Rajonal të Koordinatorëve të Politikave, me pjesëmarrjen e 25 përfaqësuesve të vendeve të Ballkanit Perëndimor nga: Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

 

Fokusi kryesor i aktivitetit dyditor ishte krijimi i një akademie gjithëpërfshirëse të dedikuar për procesin e politikbërjes, që do të shërbejë në trajnimin e nëpunësve publikë të vendeve të rajonit.

 

  • Në ditën e parë, pjesëmarrësit diskutuan për draft programin dhe metodologjinë që do të përdoret në akademinë e politikave.

 

  • Në ditën e dytë përfaqësues të OECD/SIGMA të pranishëm në aktivitet prezantuan gjetjet e Raportit të Monitorimit 2021 mbi kornizën strategjike të Reformës së Administratës Publike si dhe zhvillimin e koordinimin e politikave për të gjitha shtetet pjesëmarrëse në takim.

 

Për më shumë informacione klikoni në faqen zyrtare të ReSPA: respaweb.eu