Rritja e ndërgjegjësimit për rëndësinë e të dhënave transparente nga qeveria, ishte qëllimi i takimit të organizuar nga ReSPA në bashkëpunim me Sekretariatin e OGP (Partneriteti i Qeverisë së Hapur) për Evropën, në datat 10 - 12 mars në Shkup.

 

Në këtë takim ku morën pjesë zyrtarë të administratave publike të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria u përfaqësua nga një grup nëpunësish të nivelit të mesëm dhe të lartë drejtues midis tyre dhe nga Departamenti i Administratës Publike.

 

Tematikat kryesore të diskutuara në takim ishin:

 

  • Shkëmbimi dhe zgjerimi i njohurive në dixhitalizimin e shërbimeve publike
  • Menaxhimi i platformave të Open Data

 

ReSPA vlerësoi në përfundim të aktivitetit, se do të vijojë të organizojë takime të tilla ku vëmendje e veçantë do t’i kushtohet përmirësimit të politikave dhe praktikave në transparencën e të dhënave që burojnë nga Partneriteti i Qeverisë së Hapur, për një administratë efikase dhe në shërbim të qytetarëve