Shkolla Rajonale e Administratës Publike (ReSPA) zhvilloi një takim konsultativ me anëtarët e rrjetit CAF (Common Assessment Framework) të vendeve të Ballkanit Perëndimor si: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Takimi i zhvilluar online në datën 3 mars u përqëndrua në planet e veprimtarive dhe aktiviteteve të CAF për vitet 2022 – 2024.

 

Korniza e Përbashkët e Vlerësimit, CAF (Common Assessment Framework) është instrumenti i përbashkët evropian për menaxhimin e cilësisë, që aplikohet posaçërisht në institucionet e administratës publike. Instrumenti ndihmon institucionet e sektorit publik për të përmirësuar performancën e tyre, për një administratë moderne, transparente, efikase dhe profesionale, të orientuar drejt qytetarëve.