Departamenti i Administratës Publike zhvilloi në datën 8 prill procesin e përzgjedhjes së pozicioneve të punës nga kandidatët e kualifikuar në platformën “Gati për Shqipërinë”.

40 të rinj që kanë përfunduar studimet bachelor dhe master, me rezultate të larta, jashtë shtetit apo në Shqipëri do të fillojnë së shpejti punë në administratën shtetërore.

Të rinjtë e punësuar falë platformës “Gati për Shqipërinë” do të përfitojnë përvojë pune 1 vjeçare, ku pas një viti mund të aplikojnë në pozicionet e tyre apo dhe pozicione të tjera duke përmbushur kriterin e eksperiencës që kërkohet në fazën e rekrutimit me konkurs.

Kategoritë kryesore që u bënë pjesë e platformës ishin tre:

  • Kontributorët e gatshëm nga jashtë vendit
  • Kontributorët e gatshëm të kthehen nga jashtë vendit
  • Kontributorët e gatshëm brenda vendit