Në datën 26 prill, Departamenti i Administratës Publike organizoi një tryezë të rrumbullakët me përfaqësues nga delegacioni i Bashkimit Evropian, OECD/SIGMA, ReSPA, institucione të administratës publike dhe shoqëria civile për konsultimet e para të strategjisë së re për reformën në administratën publike.

Drejtori i DAP, Albana Koçiu gjatë fjalës përshëndetëse theksoi prioritetet dhe objektivat kryesore të strategjisë së re, ndërkohë që ngriti diskutimin rreth tre pyetjeve kryesore si: Çfarë ka funksionuar mirë gjatë zbatimit të SNRAP? Cilat kanë qenë pengesat dhe çfarë duhet përmirësuar në strategjinë e re? Cilat duhet të jenë prioritetet dhe objektivat kryesore për strategjinë 2023 e më tej?

Në takim u ndanë gjithashtu dhe rezultatet e raportit të monitorimit për vitin 2021 mbi ecurinë e deritanishme të punës, arritjet, sfidat dhe mësimet e përfituara.