Në datën 11 prill Bordi Drejtues i ReSPA zhvilloi takimin e tij të 52-të me zyrtarët e nivelit të lartë drejtues të administratave publike të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë takimit online u trajtuan temat që lidhen me qeverisjen, funksionimin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike, zbatimin e aktiviteteve të kryera në periudhën nëntor ‘21 - mars ‘22 si dhe çështje të ndryshme financiare të shkollës.

Bordi Drejtues shprehu mbështetjen e fortë për punën ambicioze të ReSPA-s për rritjen dhe fuqizimin e bashkëpunimit rajonal, në drejtimin e reformave të qëndrueshme të administratës publike në Ballkanin Perëndimor!