ReSPA dhe OECD/SIGMA hapën thirrjen për aplikime për nismën “Çmimet e Administratës Publike për Ballkanin Perëndimor”.

Në njoftimin zyrtar, ReSPA fton institucionet e sektorit publik që punojnë me praktika apo iniciativa me fokus ofrimin e shërbimeve për përmirësimin e jetës së qytetarëve të aplikojnë në këtë nismë, brenda datës 15 qershor 2022.

Konkursi i jep mundësinë e aplikimit për konkurrim, çdo institucioni publik kombëtar nga Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova.

Për më shumë informacione rreth kësaj thirrje kliko këtu: