Drejtori i DAP, znj. Albana Koçiu si një alumni i Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale mori pjesë në ditën e “Auditorit të hapur”në Fakultetin e Shkencave Sociale, zhvilluar  në datën 12 maj.

Gjatë auditorit të hapur, të organizuar në formën e bashkëbisedimit me studentë dhe pedagogë të Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale u diskutua për mënyrat e punësimit të të rinjve në administratën publike, nëpërmjet rekrutimit të DAP, thirrjeve të dedikuara të ekselentëve, programit të “Praktikave Kombëtare të Punës” etj.

“Gjithmonë kënaqësi pjesëmarrja në auditore të tilla, ku qëllimi kryesor është mundësia e përfshirjes në shërbimin civil e të rinjve të sapodiplomuar apo edhe studentëve të viteve të fundit të masterit”, - tha drejtori i DAP.

Përgjatë gjithë vitit 2022, DAP do të shpallë në faqen e tij zyrtare 850 vende vakante, ku 604 prej tyre janë për kategorinë ekzekutive, ndaj dhe studentët u ftuan të bëhen pjesë e procedurave të rekrutimit nëpërmjet aplikimit online në faqen zyrtare www.dap.gov.al.