Në muajin prill ReSPA dhe OECD/SIGMA hapën thirrjen për aplikime për nismën “Çmimet e Administratës Publike për Ballkanin Perëndimor” për vitin 2022!

Shkolla Rajonale e Administratës Publike zhvilloi gjatë muajit maj dy sesione informuese sa i përket mënyrës së aplikimit për të marrë pjesë në nismën "Çmimet e Administratës Publike 2022"

për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas ReSPA interesi për aplikime nga institucionet e Ballkanit Perëndimor është shumë i lartë, kjo tregon se dëshira për inovacionin dhe modernizimin në ofrimin e shërbimeve të mira për qytetarët është e madhe gjithashtu.

Ndërkohë në sesionin e dytë informues, ReSPA mundësoi një rubrikë me pyetjet më të shpeshta ku të gjithë të interesuarit mund të merrnin përgjigjen e tyre vetëm me një klik në linkun e faqes këtu.

Konkursi i jep mundësinë e aplikimit për konkurrim çdo institucioni publik kombëtar nga Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova.