Në datat 09 – 13 maj, profesionistë të nivelit të lartë dhe të mesëm nga vendet anëtarë të RePSA të përfshirë në negociatat e anëtarësimit dhe proceset e integrimit evropian ndoqën fizikisht në Tiranë, por edhe online nëpërmjet platformës zoom shkollën sezonale për Negociimin e Anëtarësimit në BE.

Gjatë 5 ditëve intensive, përfaqësues të administratës publike shqiptare, Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë u njohën nga afër me përvojat praktike në lidhje me kapitujt e anëtarësimit të fushave ku duhet të përafrohet legjislacioni me BE-në, ndërsa ekspertë nga UNDP dhe GIZ dhanë një pasqyrë të asistencës së tyre në këtë proces.

Edhe njëherë ekipi i ReSPA tregoi se shkëmbimi i përvojave është shenjë dalluese e bashkëpunimit të suksesshëm rajonal. Shkolla sezonale për Negociimin e Anëtarësimit në BE ishte një shembull i shkëlqyer i angazhimit të vazhdueshëm të ReSPA për të mbështetur rajonin drejt BE si dhe në përballjen me sukses të sfidave aktuale.

Fokusi i shkollës sezonale:

  • Metodologjia e re e negociatave të anëtarësimit
  • Elementët ligjorë dhe politikë të zgjerimit të BE-së
  • Politika e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe procesi i shqyrtimit