Me 69 vota pro, Kuvendi miratoi projektrezolutën për veprimtarinë vjetore të Departamentit të Administratës Publike përgjatë vitit 2021.

Raporti në seancën plenare të datës 23 qershor u prezantua nga zëvendëskryeministri z. Arben Ahmetaj, në cilësinë e udhëheqësit të reformës në administratën publike.

Ai foli për progresin dhe masat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për një ndër reformat më të rëndësishme, jo vetëm për zhvillimin e vendit, por edhe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke u ndalur konkretisht në arritjet dhe sfidat e menaxhimit të burimeve njerëzore në shërbimin civil.

Ndër të tjera, z. Ahmetaj veçoi vlerësimin e raportit të fundit të SIGMA/OECD, ku Shqipëria kryeson rajonin e Ballkanit Perëndimor në fushat kyçe të reformës së administratës publike.

Për më shumë informacione rreth ecurisë së reformës në administratën publike, zhvillimet përgjatë vitit 2021 dhe objektivat për 2022 ju ftojmë të lexoni raportin e plotë të DAP në link