Nisur nga vlerësimi i raportit të fundit të monitorimit të SIGMA/OECD, që e rendit Shqipërinë në krye të vendeve të Ballkanit Perëndimor sa i përket ofrimit të shërbimeve publike dhe menaxhimit të burimeve njerëzore, fokusi i takimit me delegacionin ishte pikërisht eksperienca në këto drejtime.

DAP i prezantoi gjithashtu delegacionit platformën e integruar, burimin e vetëm të përqëndruar të informacionit “administrata.al”. Delegacioni shprehu interes dhe për trajnimet, vlerësimin e performancës së nëpunësve civile, panelin e rekrutimit etj.

Takime të tilla pozitive dhe shumë informuese, fuqizojnë më tej marrëdhënien bashkëpunuese mes dy administratave respektive.