Në datat 7-8 qershor 2022, përfaqësues të Departamentit të Administratës Publike morën pjesë në konferencën rajonale për reformën e administratës publike, integritetin, llogaridhënien dhe besimin në institucionet e administratës publike, organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim - IDM Albania.

Pjesë e rëndësishme e këtij aktiviteti ishin dhe organizatat e ndryshme të shoqërisë civile të rajonit.

Përgjatë takimit dyditor pjesëmarrësit ndanë përvojat dhe sfidat e përbashkëta të reformës së administratës publike në nivel rajonal.

DAP vlerësoi punën e organizatave të shoqërisë civile për monitorimin që i bëjnë reformës, pasi në këtë mënyrë përcillet një tjetër këndvështrim i zbatimit të saj, këndvështrimi i shoqërisë civile dhe publikut të gjerë.

Këto aktivitete nxisin edhe më shumë bashkëpunimin midis qeverisë dhe shoqërisë civile për të hartuar dhe zbatuar politika gjithëpërfshirëse e transparente, në shërbim të qytetarit.