Informojmë të gjithë të interesuarit dhe kandidatët se, prej datës 1/8/2022 janë rivendosur në afat të gjitha fazat e procedurave të pezulluara, të konkurrimeve në shërbimin civil në institucionet e administratës shtetërore.


Të interesuarit mund të kontrollojnë llogarinë e tyre personale në DAP, korrespondencën elektronike si edhe njoftimet për çdo procedurë konkurrimi të publikuar në faqen zyrtare të DAP http://rekrutimi.administrata.al/shpalljet
 

Falenderojmë të gjithë të interesuarit për mbështetjen dhe mirëkuptimin e tyre!