Përfaqësues të Departamentit të Administratës Publike (DAP), Shkollës Shqiptare të Administratës Publike (ASPA) dhe institucioneve të tjera shtetërore morën pjesë në një vizitë pune në Spanjë, në datat 25-28 tetor.

Turi i vizitave të punës në dy institucionet homologe spanjolle si: Shkolla e Administratës Publike e Katalonjës dhe Instituti Kombëtar i Administratës Publike, kishte për qëllim njohjen me përvojën, arritjet dhe sfidat mbi reformën në administratën publike dhe menaxhimin e burimeve njerëzore sipas shembujve më të mirë të vendeve të Bashkimit Evropian.

Vizita studimore e mundësuar nga Shkolla Rajonale e Administratës Publike (ReSPA) synon përmirësimin e rrjetëzimit mes administratave të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Gjatë takimeve u shkëmbyen përvojat e Shqipërisë dhe Spanjës në fushën e:

  • Rekrutimit të nëpunësve civilë
  • Zhvillimit të karrierës në shërbimin civil
  • Ndjekjen dhe zhvillimin e trajnimeve të ndryshme