Katër ditë intensive në Novi Sad, Serbi, ku Shkolla Rajonale e Administratës Publike mblodhi nëpunës civilë nga administratat publike të vendeve të rajonit, për të shpjeguar Modulin e parë të Akademisë së Politikbërjes.

Në Modulin e parë ku u bashkua teoria dhe praktika, u prezantuan elementët dhe segmentet kryesore të fazave të ndryshme të ciklit të politikave, duke filluar nga përcaktimi i agjendës përmes formulimit, vendimmarrjes, zbatimit (dhe monitorimit) të vlerësimit dhe të mësuarit të politikave.

Përfaqësues nga administratat publike të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshi dhe Shqipërinë ndanë përvojën e tyre në lidhje me parimet kryesore të planifikimit dhe zbatimit të politikave publike, si dhe risitë në procesin e vendimmarrjes.

Shkëmbimi i njohurive, praktikave dhe moduleve të pasura rajonale, por edhe informimi rreth proceseve të integrimit drejt Bashkimit Evropian, krijimi i ekipeve dhe institucioneve që merren me politikëbërjen frymëzoi ReSPA të themelonte Akademinë e Politikbërjes.