Në datën 14 tetor, Shkolla Rajonale e Administratës Publike (ReSPA) zhvilloi online takimin e 54-t të Bordit Drejtues të ReSPA me zyrtarët e nivelit të lartë drejtues të administratave publike të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë takimit pjesëmarrësit diskutuan për programin e punës së ReSPA për periudhën qershor – shtator si dhe aktivitetet kryesore të shkollës që do të mbahen në muajt në vijim.

Fokusi i takimit ishin dhe dy çështje të rëndësishme si:

  • Rishikimi i strategjisë së ReSPA 2019 - 2024

Përgatitjet për takimin e Bordit Drejtues në nivel ministror për muajin Nëntor