Shkolla e magjistraturës njofton të gjithë të interesuarit se kanë filluar regjistrimet për provimin e pranimit për kandidatë për magjistratë dhe ndihmës ligjorë për vitin akademik 2023-2024.

Në faqen zyrtare, magjistratura.edu.al, Shkolla e Magjistraturës, njofton se:

Në zbatim të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Rregullores së Brendshme të Shkollës së Magjistraturës, fillojnë regjistrimet për provimin e pranimit për kandidatë për magjistratë për vitin akademik 2023-2024. 

Numri i vendeve vakante për pranimin në Programin e Formimit Fillestar për vitin akademik  2023-2024, do të jetë 80 kandidatë për magjistratë, nga të cilët 40 profili gjyqtarë dhe 40 profili prokurorë.

Regjistrimi i kandidatëve për magjistratë do të bëhet në sekretarinë shkencore të Programit të Formimit Fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës në periudhën 1 shkurt - 28 shkurt 2023, nga ora 9.00 – 14.00 (Godina e re, “Poli i Drejtësisë”, rruga “Ana Komnena”, Tiranë).

Për më shumë informacione, klikoni faqen zyrtare https://www.magjistratura.edu.al/sq/programe-and-formime/njoftim-per-shpalljen-e-vendeve-vakante-per-magjistrate-and-ndihmes-ligjore