Në datën 15 nëntor u zhvillua në Tiranë takimi i 14-të i Bordit Drejtues të Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA), në nivel ministror.

Në praninë e anëtarëve të tjerë të këtij bordi u vlerësuan arritjet e ReSPA dhe rezultatet e prekshme të saj me impakt në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë periudhës një vjeçare, ku kryesimin e kishte Shqipëria.

ReSPA vlerësoi të suksesshëm drejtimin e këtij bordi nga ana e Shqipërisë, duke luajtur një rol të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit rajonal për përballimin e sfidave drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Gjatë këtij aktiviteti u zhvillua gjithashtu dhe ceremonia e dorëzimit të kryesisë së Bordit të ReSPA, Bosnje dhe Hercegovinës.