Njëzetë profesionistë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë dhe përfaqësues të Departamentit të Administratës Publike ndoqën në datat 23 – 24 – 25 nëntor, trajnimin dedikuar kuadrit ligjor rregullator.

Në kuadër të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian, trajnimi treditor lidhej ngushtësisht me praktikat e mira të kontrollit të ligjit, Raportin e Vlerësimit të Ndikimit (RIA) dhe konsultimet publike me palët e interesit.

Nëpërmjet prezantimeve interaktive dhe shembujve praktikë pjesëmarrësit u njohën me:

  • Sfidat kryesore të vendeve të rajonit
  • Praktikat inovatore të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian
  • Përdorimin e mjeteve të vlerësimit në praktikë në Komisionin Evropian

Trajnimi u zhvillua në Akademinë Kombëtare të Administratës Publike në Serbi.