Në datat 15 – 16 – 17 nëntor, Shkolla Rajonale e Administratës Publike (ReSPA) zhvilloi në Estoni një vizitë pune me pjesëmarrës nga administratat publike të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Pjesëmarrësit, përfshi edhe delegacionin nga Shqipëria u njohën me përvojën dhe praktikat në fushën e planifikimit strategjik, planifikimit të buxhetit, mekanizmat për rekrutimin dhe trajnimet e nëpunësve civilë të Estonisë, si një vend anëtar i Bashkimit Evropian.

Gjatë vizitës së punës, pjesëmarrësit vizituan dhe qendrën e informimit e- Estonia, ku u njohën më nga afër me transformimin e suksesshëm të administratës tradicionale estoneze në një administratë digjitale.