Në datën 12 dhjetor, Departamenti i Administratës Publike së bashku me delegacionin nga Shqipëria, morën pjesë në takimin bilateral për Reformën në Administratën Publike.

Delegacioni i Shqipërisë kryesohej nga kryenegociatorja për Bashkimin Evropian, znj. Majlinda Dhuka, e cila në fjalën e saj shprehu përkushtimin e qeverisë shqiptare për të përmbushur të gjitha detyrimet për integrimin e plotë të vendit në BE.

Në takimin e rëndësishëm në kuadër të integrimit, Shqipëria prezantoi në Bruksel progresin dhe sfidat në përafrimin e agjendës evropiane të gjashtë parimeve të administratës publike: