Në kuadër të “Javës së Integritetit”, në 7 dhjetor, përfaqësues të Departamentit të Administratës Publike morën pjesë në forumin e organizuar nga IDM Albania dhe partnerët e saj, “Forcimi i kulturës së integritetit përmes Kodit të Etikës dhe Planeve të Integritetit në sektorin e administratës publike”.

Në këtë forum u prezantuan tre dokumente që reflektojnë punën në zhvillimin e instrumenteve të integritetit, sfidat dhe mundësitë që janë ofruar për nëpunësit publikë dhe qytetarët:

  • Integriteti në institucionet e qeverisjes qendrore: Mundësitë, sfidat dhe rruga përpara
  • Kodet e Etikës në sektorin publik: Përfitimet dhe sfidat
  • Sfidat që pengojnë promovimin e kulturës me integritet në qeverisjen vendore

Pjesëmarrësit diskutuan mbi gjetjet, rekomandimet dhe rëndësinë e këtyre instrumenteve pro-integritet në përmirësimin e kulturës së punës në sektorin e administratës publike në Shqipëri.

Ata ndanë gjithashtu përvojën dhe mësimet e nxjerra, në zhvillimin e instrumenteve për forcimin e integritetit institucional dhe rritjen e besimit në sektorin publik.

DAP falenderoi organizatorët për mundësinë e ndarjes së eksperiencës në lidhje për integritetin e personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike në administratën shtetërore.