Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, Kodin e Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë, Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar, vendimin nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, udhëzuesin nr. 11, datë 10.02.2023 të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Departamenti i Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse për mirëadministrimin e shërbimit civil në institucionet e administratës shtetërore, me vendimin nr. 11 datë 12.4.2023 vendosi:   

  1. Pezullimin e procedurave administrative të rekrutimit, të shpallura në faqen zyrtare të Departamentit të Administratës Publike përgjatë periudhës së fushatës zgjedhore nga data 14.04.2023 - 14.05.2023.  
  2. Të gjitha procedurat e rekrutimit do të rinisin duke filluar nga data 15.05.2023, në fazën ku janë ndërprerë.