Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, Kodin e Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë, Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar, vendimin nr. 28, datë 16.08.2023 të Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Udhëzuesin nr. 11, datë 10.02.2023 të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Departamenti i Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse për mirëadministrimin e shërbimit civil në institucionet e administratës shtetërore, vendosi:    

  1. Pezullimin e procedurave administrative të rekrutimit, për shpalljet #4755 dhe #4763 të shpallura në faqen zyrtare të Departamentit të Administratës Publike përgjatë periudhës së fushatës zgjedhore nga data 11.09.2023 – 24.09.2023.   
  2. Procedurat e rekrutimit do të rinisin duke filluar nga data 25.09.2023, në fazën ku janë ndërprerë.