Departamenti i Administratës Publike zhvilloi në datën 3 shkurt një takim me profesionistët e burimeve njerëzore të kryeministrisë dhe ministrive të linjës.

Në fokus të këtij takimi ishte diskutimi i punës dhe planet për vitin 2023, në drejtim të përgatitjes së administratës për sfidat e procesit të integrimit evropian.

Pjesëmarrësit folën për përmirësimin e planifikimit të nevojave të burimeve njerëzore në institucionet e shërbimit civil, si një proces kyç për rekrutimin.

Çështje tjetër e rëndësishme e këtij aktiviteti ishte dhe rritja e kapaciteteve nëpërmjet ofrimit të trajnimeve profesionale, të lidhura ngushtësisht me nevojat e nëpunësve.

Takime të tilla bashkëpunimi dhe shkëmbimi të informacioneve mes institucioneve qendrore do të zhvillohen në mënyrë periodike.