Stafi i Departamentit të Administratës Publike i është bashkuar me kënaqësi si çdo vit nismës së dhurimit të gjakut.

Nisma, një kontribut human dhe i çmuar që u dhuron jetë njerëzve në nevojë, talasemikëve, pacientëve që kalojnë ndërhyrje kirurgjikale nën sloganin “Dhuro gjak, shpëto jetë” zhvillohet nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut.

Mirënjohje për stafin e DAP, për vullnetin e madh për t’ju bashkuar nismës, duke dhënë kështu një shembull të mirë për ndërgjegjësimin e sa më shumë qytetarëve për të dhuruar gjak dhe për të shpëtuar jetë!

Mjaftojnë vetëm 10 minuta për të dhuruar shpresë, për të shpëtuar jetë!