Përfaqësues të lartë të institucioneve partnere të projektit të Këshillit të Evropës “Mbështetja e Reformës së Administratës Publike në nivel vendor në Shqipëri” në datën 15 nëntor, u dakordësuan për hapat e mëtejshëm lidhur me unifikimin e praktikave të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe ngritjen e kapaciteteve të institucioneve trajnuese për nivelin vendor.

Vlerësimi i nevojave për trajnim në nivel vendor dhe modernizimi i mjeteve të trajnimit për administratën publike u theksuan si prioritete të muajve në vijim.