Në datën 9 mars, znj. Adea Pirdeni, Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin dhe znj. Enkela Dudushi, drejtor i Departamentit të Administratës Publike zhvilluan një takim me znj. Handjiska Trendafilova, drejtor i Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA).
Gjatë takimit informues, u theksua rëndësia e bashkëpunimit të fortë për nxitjen e reformave të qëndrueshme në administratën publike shqiptare, si dhe nevoja për energjizimin e sektorit publik.
Ministrja Pirdeni dhe drejtori i DAP, Dudushi thanë se tërheqja e kandidatëve në sektorin publik mbetet një prioritet kryesor në axhendën e Shqipërisë. Për këtë qëllim, Shqipëria është duke zhvilluar një politikë motivimi ambicioz që synon ruajtjen dhe tërheqjen e talenteve në administratë.
Ministria dhe qeveria shqiptare po i japin prioritet të lartë zhvillimit të kapitalit njerëzor, në avancimin dhe modernizimin e Administratës Publike të Shqipërisë, në harmoni me strategjitë gjithëpërfshirëse që synojnë të ushqejnë integritetin në administratën publike.
Ndërkaq, drejtoresha e ReSPA, Handjiska Trendafilova shprehu angazhimin për të mbështetur Shqipërinë në periudhën intensive të rrugës së integrimit drejt Bashkimit Evropian, duke u fokusuar në prioritetet kyçe të reformës, që synojnë rritjen e kapitalit njerëzor dhe përmirësimin e arritjeve ekzistuese në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore.
Prioritetet përfshijnë:
⏩ Ngritjen e imazhit të sektorit publik që punëdhënësi të zgjedhë të punojë në administratë;
⏩ Përmirësimin e metodave të vlerësimit të performancës;
⏩Rritjen e aftësive menaxheriale të nëpunësve publikë përmes programeve të dedikuara;
⏩ Zgjerimin e kurrikulave të programeve të ASPA, bazuar në praktikat e suksesshme rajonale dhe ndërkombëtare, etj.