Në kuadër të aktivitetit “Administrata shkon në Universitete”, punonjës të ministrive shkuan në auditore të universiteteve për të folur gjerësisht për profesionin e tyre, kontributin e dhënë në administratë, duke ndarë dhe momente të rëndësishme dhe suksese të Shqipërisë.

Zëvendësministrja e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, znj. Almira Xhembulla, diskutoi me studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës mbi procesin e vështirë, por përmbushës të negociatave, më konkretisht për kapitullin 27 që lidhet me mjedisin dhe ndryshimet klimatike, ku ajo është negociatore.

Një tjetër aktivitet interesant ishte dhe takimi me studentë të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, ku Dr. Edlira Titini dhe N/Kol(R) Kosta Jano, pedagogë në Akademinë e Forcave të Armatosura, Ministria e Mbrojtjes, zhvilluan një leksion të hapur mbi organizimin dhe funksionimin e NATO-s dhe Konceptin Strategjik të NATO-s 2022.