Në kuadër të Javës së Administratës Publike, u organizua aktiviteti me temë “Njohja e publikut me projektin “Qelizat e reja/Young Cells Albania”, ku përfituesit e këtij programi ndanë në një panel të veçantë, përvojën e jashtëzakonshme të rrugëtimit të tyre përgjatë të gjitha fazave.
Me energjinë pozitive dhe dëshirën për të ndarë njohuritë e mësuara, sfidat e hasura, detyrat e veçanta dhe potencialin për të kontribuar sa më mirë në punën e tyre të përditshme, panelit ju bashkua në diskutime konstruktive dhe drejtori i DAP, znj. Enkela Dudushi.
Gjenerata e profesionistëve të rinj duhet të jetë e mirëpërgatitur për sfidat e së ardhmes dhe suksesin e Shqipërisë në procesin e negociatave të anëtarësimit, ndaj përkushtimi dhe angazhimi i tyre maksimal dhe projekte të tilla me vlerë do t'a tjetërsojnë administratën.