Në kuadër të mbylljes së Javës së Administratës Publike, që përkonte një ditë përpara 1 Qershorit, u organizua aktiviteti “Merr fëmijën në punë”.

Punonjësit e ministrive mirëpritën fëmijët, të cilët patën mundësi të njihen më nga afër me punën e prindërve të tyre. 

Falenderojmë të gjithë kolegët që u bënë pjesë e nismës, dhe të gjitha institucionet që u përfshinë dhe treguan shumë kreativitet në organizimin e këtij aktiviteti të veçantë.