Në datat 15 dhe 16 maj, Shkolla Rajonale e Administratës Publike zhvilloi në Tiranë trajnimin mbi avancimin e sistemeve në funksion të menaxhimit të burimeve njerëzore, si: HRMIS (Sistemi i Informacionit të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, LMS (Sistemi i Menaxhimit të Mësimit) dhe TMS (Sistemet e Menaxhimit të Trajnimeve). 

Në trajnim morën pjesë një grup prej 13 nëpunësish të nivelit të ulët dhe të mesëm drejtues nga ministritë apo institucione me përgjegjësi administratën publike dhe menaxhimin e burimeve njerëzore, nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë dy ditëve të trajnimit fokusi kryesor ishte eksplorimi i tendencave, sfidave dhe inovacioneve në HRMIS, LMS dhe TMS, ku u prezantuan dhe u diskutuan nëpërmjet sesioneve ndërvepruese të punës në grup, rekomandimet për të përmirësuar sistemet e menaxhimit të Burimeve Njerëzore etj.