Administratës Publike BE – Shqipëri. Gjatë këtij takimi, përfaqësues të institucioneve publike shqiptare ndanë me përfaqësues të strukturave të BE-së, arritje dhe rezultate konkrete në drejtim të mirëqeverisjes dhe Reformës së Administratës Publike.

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, znj. Adea Pirdeni gjatë sesionit informues tregoi hapat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në drejtim të mirëqeverisjes.

Ajo falenderoi zyrtarët e DG NEAR dhe institucioneve të tjera të BE-së, që me shumë përkushtim bashkëshoqërojnë Shqipërinë në përmbushjen e sfidave të Reformës së Administratës Publike, si kusht themelor i rrugëtimit drejt anëtarësimit në familjen europiane.

Grupi i Posaçëm për Reformën e Administratës Publike BE – Shqipëri, është forumi kryesor i dialogut politik ku institucionet e qeverisë shqiptare së bashku me përfaqësuesit e Komisionit Evropian diskutojnë ecurinë e zbatimit të Reformave të Administratës Publike, Decentralizimit dhe Menaxhimit të Financave Publike.