Në 11-14 qershor, 35 përfaqësues nga administratat publike të vendeve të Ballkanit Perëndimor përmbyllën me sukses ciklin e dytë të programit "Për ngritjen e kapaciteteve dhe mobilitetin", organizuar nga ReSPA.

Përfaqësuesit nga Shqipëria u njohën me praktikat më të mira në fushën e transformimit digjital dhe integrimit evropian dhe modulet e tyre përkatëse.

Nga data 11 - 12 qershor u zhvilluan aktivitete të ndryshme në Shkollën Kombëtare Italiane 

të Administratës në Caserta.

Nga datat 13 - 14 qershor u zhvilluan vizita studimore në disa institucione publike në Romë.

Moduli i Integrimit Evropian

Ky modul përfshin:

• Kriteret ekonomike si pjesë e procesit të anëtarësimit

• Rolin e Bashkimit Evropian në mbështetjen e reformave dhe investimeve

• Politikën e kohezionit dhe instrumentet për zhvillim në Ballkanin Perëndimor

Një nga aktivitetet kryesore ishte vizita në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, ku u diskutua arkitektura institucionale e BE-së, reformat dhe instrumentet financiare për integrimin ekonomik.

Moduli i Transformimit Dixhital

Ky modul u fokusua në përdorimin e inteligjencës artificiale në administratën publike dhe përfshiu diskutime me ekspertë të njohur si: Gianluca Misuraca, Maurizio Mensi, Caterina Flick, Valentina Casola etj.

Gjatë këtij aktiviteti u zhvillua dhe një vizitë në Agjencinë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike. Ekspertët Paolo Atzeni dhe Bernardo Palazzi prezantuan strukturën italiane të sigurisë kibernetike dhe organizimin e brendshëm të agjencisë.