Në datat 24-26 qershor, në Tiranë, u organizua nga ReSPA, shkolla verore me temë “Rregullimi më i mirë në BE dhe Integrimi në Bashkimin Evropian”
Pjesëmarrësit nga administratat publike të vendeve të rajonit thelluan njohuritë për integrimin e administratave të Ballkanit Perëndimor në strukturat vendimmarrëse të BE-së.
Përgjatë tre ditëve nëpunësit pjesëmarrës u ndanë në grupe të veçanta, ku diskutuan dhe analizuan shembuj konkret për planin Strategjik dhe planin e Menaxhimit të një Drejtorie të Përgjithshme të Komisionit Evropian.
Pjesëmarrësit shqyrtuan gjithashtu përputhshmërinë e Vlerësimeve të Ndikimit të BE-së me sistemet kombëtare të Vlerësimit të Ndikimit Rregullator (RIA), duke eksploruar mundësitë për të përparuar drejt praktikave më të mira të BE-së për një rregullim më të mirë.
Aktiviteti pati synim përmirësimin e njohurive dhe aftësive të pjesëmarrësve në proceset e integrimit dhe rregullimit të BE-së, duke ndihmuar në harmonizimin e praktikave kombëtare me standardet e BE-së.