Në zbatim, Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 638, Datë 06.11.2017 ˝Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje˝,
Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin për vende të lira pune në pozicionin:
Specialist (1) Sektori i Hapjes për Risi Rinore, Drejtoria e Qendrës për Hapje dhe Dialog, Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
1. Ideon dhe harton projekte që lidhen me sektorin rinor, duke i konceptuar ato në formate të ndryshme.
2. Punon me materialet dhe dokumentet e nevojshme për organizimin e aktiviteteve me tematika për rininë.
3. Harton materialet dhe dokumentet e nevojshme për organizimin e aktiviteteve me tematika për rininë.
4. Ndjek në mënyrë të vazhdueshme thirrjet e organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare që kanë lidhje me rininë dhe i raporton ato tek eprorët.
5. Bashkëpunon me stafin për zhvillimin e aktiviteteve të qendrës.
6. Raporton për detyrat e ngarkura tek Përgjegjësi i Sektorit dhe Drejtori i Drejtorisë.
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
· Të ketë mbaruar studimet universitare ne fushën e shkencave shoqërore.
· Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
· Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup.
· Të ketë njohuri të mira për shkrimin dhe manaxhimin e projekteve të ndryshme.
· Të ketë informacion rreth politikave të ndërmarra për rininë, si dhe rreth kontributit të organizatave joqeveritare për rininë.
· Parapëlqehet të ketë punuar ose të ketë kryer intership në organizata rinore, apo organizata ndërkombëtare.
· Trajnimet dhe certifikimet e ndryshme për ҫështje që lidhen me rininë do të përbënin një vlerë më shumë.
· Të ketë minimalisht 3 vite eksperiencë pune.
PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (IV-a)
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën: Kryeministria, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 1, Tiranë
ose në adresën e e-mailit: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumenta:
- Letër interesi për pozicionin;
- CV;
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
- Fotokopje të librezës së punës;
- Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;
- Dy letra rekomandimi;
- Deshmi penaliteti;
- Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
- Numër kontakti dhe adresë e-maili.
* (Mosparaqitja e plotë e dokumentave brenda dates 31 Janar 2021, ora 17:00, sjell skualifikim të kandidatit).
Koordinator (2) në Drejtorinë e Bashkëqeverisjes, Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
1. Proçeson nga sistemi i menaxhimit të ankesave, ankesat e regjistruara nga qytetarët në faqen https://www.shqiperiaqeduam.al dhe të gjitha rastet për kategoritë e paraqitura në platformën e bashkëqeverisjes (sipas institucionit ku është i/e atashuar).
2. Sigurohet për menaxhimin në kohë, brenda afateve dhe me përgjegjshmëri të të gjitha rasteve të ardhura nga platforma, adresimin dhe zgjidhjen e problematikave.
3. Koordinon dhe bashkërendon punën dhe korrespondencën me institucionin do të jetë i atashuar.
4. Bashkëpunon ngushtësisht me koordinatorin në Kryeministri që mbikqyr punën e tij/saj.
5. Monitoron Sistemin e Qarkullimit të Dokumentave me Nënshkrim Elektronik dhe raporton sipas kërkesës së titullarëve mbi zbatimin e afateve dhe ndërveprimin midis institucioneve, në varësi të institucionit që koordinatori mbikqyr.
6. Jep kontribut parësor në përpilimin e raporteve javore.
7. Kontribuon, bashkëpunon me kolegët për realizimin e aktiviteteve lidhur me promovimin e platformës së bashkëqeverisjes.
8. Përpilon raporte dhe memo informative për Drejtorin e Drejtorisë së Bashkëqeverisjes dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë.
9. Mban kontakte të vazhdueshme me eprorët e institucionit ku do të jetë i atashuar për ecurinë e punës.
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
- Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën e shkencave ekonomike ose juridike (me master shkencor);
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë eksperiencë pune mbi 5 vjet;
- Preferohen kandidatët me eksperiencë në administratën publike;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe punës në grup.
PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (II-b)
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
1. Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën: Kryeministria, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 1, Tiranë
ose në adresën e e-mailit: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumenta:
2. Letër interesi për pozicionin;
3. CV;
4. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
5. Fotokopje të librezës së punës;
6. Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
7. Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;
8. Dy letra rekomandimi;
9. Dë shmi Penaliteti
10. Vërtetim të gjendjes gjyqësore
11. Numër kontakti dhe adresë e-maili.
* (Mosparaqitja e plotë e dokumentave brenda dates 31 Janar 2021, ora 17:00, sjell skualifikim të kandidatit).