Bazuar në pikën 1, të nenit 56, të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe pikës 17, gërma “b”, të Kreut II, të Vendimit nr. 124, datë 17.2.2016, të Këshillit të Ministrave “Për pezullimin dhe lirimin nga shërbimi civil”, i ndryshuar, si dhe mbështetur në nenin 162 të Kodit të Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë, njoftojmë publikisht me shpallje aktin/shkresën: nr. 575/3 prot., datë 24.3.2021, dhe nr. 2538 prot., datë 19.4.2021, nëpërmjet të cilëve z. Artan Xhafa është transferuar në përfundim të pezullimit pranë Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Vlorë.